Gjatë një interviste në emisionin “Click Plus” të TV21, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, bëri të ditur se formacioni i tij politik ka nisur përgatitjet për një proces të parakohshëm zgjedhor parlamentar që pritet të mbahet në pranverën e vitit 2027.
Të lidhura
None found
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse BDI dhe OBRM-PDUKM kanë arritur ndonjë marrëveshje për zgjedhje në muajin prill, Osmani pranoi se ka pasur shkëmbime komunikimi me këtë parti, por shmangu dhënien e hollësive mbi një ujdi të mundshme konkrete.
“Ne synojmë zgjedhje. Natyrisht, ka pasur komunikim në forma të ndryshme edhe me OBRM-PDUKM-në dhe nuk hasim kundërshtime. Presim që zgjedhjet të zhvillohen në pranverë të 2027-ës dhe jemi duke u përgatitur për këtë”, theksoi Osmani.
Në vijim të intervistës, Osmani u ndal edhe te çështja e ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi, i cili ndodhet para drejtësisë për aferën “Lotaria”. Sipas tij, është një vendim pa kuptim që Grubi të përballet me gjyq për një akt që ishte vendimmarrje kolektive e Qeverisë, duke kujtuar se për këto lloj vendimesh kompetencën e kanë Gjykata Administrative dhe ajo Kushtetuese.
Osmani shtoi se tani është momenti që vëmendja të zhvendoset nga spektakli që po krijohet rreth ngjarjes dhe të mbështetemi tek faktet konkrete.
