Nkunku i befasuar nga largimi prej Milanit: Ende nuk e kuptoj vendimin e tyre

Christopher Nkunku ka rrëfyer se nuk e priti vendimin e Milanit për ta rikthyer te RB Leipzig, duke pranuar se ende nuk arrin ta kuptojë mënyrën se si klubi italian e trajtoi largimin e tij.

Të lidhura

None found

Pas vetëm një sezoni në Itali, sulmuesi francez është kthyer te Leipzigu. Ai ishte transferuar te Milani nga Chelsea gjatë verës së vitit 2025.

“Fillimisht, kur u bashkova me Chelsean, gjithçka po shkonte mirë. Por në fund të ndeshjes së fundit miqësore u dëmtova dhe prej atij momenti situata ndryshoi tërësisht”, deklaroi Nkunku.

“M’u desh t’i nënshtrohesha operacionit të parë dhe synimi im ishte të rikthehesha sa më shpejt në fushë. Ndërkohë, në klub pati edhe shumë ndryshime. Roli që kisha te Chelsea nuk më pëlqente”.

“Në Milano nuk pata probleme me dëmtime, por mënyra e lojës ishte ndryshe nga ajo që kërkoja. Kështu, kur m’u krijua mundësia për t’u kthyer këtu dhe për të luajtur futbollin tim, vendosa ta shfrytëzoj”.

Francezi u ndal edhe te zgjedhja e Milanit për ta lejuar largimin e tij.

“Ky është një vendim që duhet respektuar, edhe pse nuk e kuptova arsyen pse vepruan kështu. Për mua ishte befasuese. Megjithatë, uroj që të kenë një sezon të suksesshëm”, tha ai.

Megjithëse aventura e tij te Milani përfundoi, 28-vjeçari është i kënaqur me rikthimin në radhët e Leipzigut.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Java e parë ka qenë e mrekullueshme, ndërsa bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë”, u shpreh Nkunku.

Gjatë sezonit të kaluar, Nkunku realizoi 7 gola në 32 ndeshje të Serie A.

Milani e ka huazuar futbollistin te Leipzigu për 4 milionë euro, ndërsa marrëveshja parashikon edhe një opsion blerjeje në vlerën 28 milionë euro./


Shtuar 10.09.2026 09:04

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerJojobetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetsekabetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomtipobetjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabet