Klaudia Pepa e ka ndërtuar prej vitesh karrierën në Itali, mirëpo ka ardhur koha që ajo të kthehet në vendin e saj. Së shpejti Klaudian do e shohim në ekranet shqiptare.
Balerina do të jetë pjesë e jurisë në “Dance With Me” në Tv Klan.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e televizionit “Klan” në Instagram. Kujtojmë se Klaudia realizoi koreografinë e Ronela Hajatit për performancën në Eurovision.