Këngëtarja shqiptare publikon foto duke qarë: Jeta nuk është fushë me lule

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enxhi Nasufi ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto me lot në sy.

Fotos së saj, ajo i ka bashkangjitur një mbishkrim të gjatë e mjaft frymëzues.  Ajo u shpreh se çdo ditë përballet me ulje dhe ngritje, si edhe po lufton me veten për jetën dhe ëndrrat e saj.

Këngëtarja tha dukeqënë se çdokush kalon vështirësi dhe sfida që të tjerët nuk i dinë, secili prej nesh duhet të përqafojë sfidat me të cilat përballen.

Teksa u shpreh se “të gjitha janë pjesë e jetës nga dhimbja, lotët, zhgënjimi, ankthi e depresioni”, Enxhi Nasufi u kërkoi ndjekësve të mos merren me të tjerët por të kthejnë sytë nga vetja e tyre dhe të përballen me problemet që kanë.

Postimi i plotë:

Çfarë nuk shikoni shpeshherë në Social Media! Lot, dhimbje, zhgënjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mos dëshirë, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe të gjitha këto janë totalisht normale sepse sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë e kuptoj atë shprehjen e mamit tim “Jeta nuk është fushë me lule”, “hajde se ‘do rritesh’ dhe do i kuptosh se gjërat janë ndryshe”! Po janë! Çdo ditë luftoj me veten dhe me askënd tjetër për jetën time dhe për ëndrrat e mia! Në fakt Çdokush luftën me veten e ka, me problemet brenda vetes, me pasiguritë, komplekset, vështirësitë por jo çdo njeri i shfaq njësoj!

Unë kam vendosur të luftoj luftën time me veten time dhe fotoja që shihni është një nga ato ditët e procesit të jetës time! Luftoni me betejat tuaja! Përqafoni uljet dhe ngritjet në jetën tuaj! Askush nuk është ti dhe mbi të gjitha çdokush ndoshta po kalon vështirësi dhe sfida që ti nuk i di! Kështu që boll u morët me të tjerët, me jetën e të tjerëve, por gjeni guximin të ktheni sytë brenda vetes tuaj! E nëse keni qëllime në jete vetja juaj është konkurrenti numër 1. Të gjitha janë pjesë e jetës në të cilën edhe unë sigurisht kam dhe pafund ditë që ndriçoj dhe ndihem njeriu me i plotësuar më energjik dhe me konfident në botë. Kjo është jeta, përqafoje atë ????

(Ju lutem pa lexuar postimin mos më pyesni çfarë ke? S’je mire? Je sëmurë? Jo s’jam sëmure thjesht “PO RRITEM” )?

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enxhi Nasufi (@enxhinasufi)


Shtuar 18.01.2022 16:50