Këngëtares shqiptare i dalin fotot, rrjeti i bindur se është në një lidhje me regjisorin

Nuk ka më dyshime: Rita Ora dhe regjisori i famshëm Taika Waititi janë bashkë. Ata janë shfaqur për herë të parë si çift në Sydnei, Australi, ku janë fotografuar duke dalë nga shtëpia e 45-vjeçarit në plazh.

Ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa shijojnë një shëtitje. Mediat e huaja shkruajnë se dy artistët janë në lidhje prej më shumë se një muaji, ndërsa këngëtarja shqiptare ndodhet në Sydney për shkak të “The Voice”.

Spekulimet rreth tyre kanë kohë që qarkullojnë. Ishte vetë Rita ajo që nxiti zërat për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin, ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Më pas, u fotografuan teksa drekonte bashkë me personazhe të tjerë të famshëm në Sydney. E ndonëse vetë nuk kanë konfirmuar asgjë pas këtyre fotove nuk ka më dyshime që janë bashkë.

Shtuar 16.05.2021 08:05