“Kam lindur për së dyti”, e bija feston ditëlindjen e parë, Getoari i bën urimin emocionues (FOTO LAJM)

Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë, si sot para një viti. Çifti u bekua me një vajzë të cilën e quajnë Marget.

Ka qenë reperi ai i cili ka bërë urimin e parë në publik për Marget me fjalë zemre.

“Jeta e Babes, kur erdhe ne jete ti, une u linda per se dyti.
Tani kur shoh buzëqeshjen tende engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jete, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me te gjitha pengesat qe vijnë e shkojne gjate rruges. Babi do jete gjithmonë ketu per ty bija ime!
Gezuar ditelindjen e pac jete te gjate e te lumtun Engjelli im!”, shkruan reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)