Ricardo Staudt, krijues i përmbajtjeve për të rritur, është gjetur pa jetë në një pishinë në Paralimni të Qipros. 22-vjeçari njihej në rrjetet sociale si Noah Segsy dhe numëronte të paktën 300 mijë ndjekës.
Të lidhura
None found
Staudt, i cili kishte fituar njohje për materialet e publikuara në “OnlyFans”, u nxor pa ndjenja nga pishina e një kompleksi apartamentesh më 24 gusht, rreth orës 21:20.
Sipas raportimeve të mediave lokale, i riu u transportua në spital, ku u konstatua vdekja e tij. Materiali i publikuar nuk jep të dhëna për shkakun e vdekjes.
Pas ndarjes së tij nga jeta, një mik i nënës së Staudt nisi një fushatë në GoFundMe, me synimin për të siguruar fondet e nevojshme për funeralin dhe varrimin.
“Po ju drejtohem me zemër të copëtuar, sepse shoqja ime është përballur me një humbje të paimagjinueshme. Djali i saj i dashur u largua shumë herët. Le të bashkohemi për të bërë të mundur që ai të nisë udhëtimin e fundit dhe që nëna e tij t’i japë lamtumirën përfundimtare me dinjitet”, thuhej në apel.
