Ka shkuar në emision dashurie, habit Olti: Ish-bashkëshortja është e para në zemrën time (VIDEO)

Edhe në puntatën e sotme në Përputhen40, Olti një nga konkurrentët ka treguar se ka ndjenja për ish bashkëshorten e tij.

Olti ka treguar se ka tentuar që t’i rikthehet por ajo e ka refuzuar dhe po përpiqet që të vazhdojë një jetë tjetër, por e ka tepër të vështirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

“Ish bashkëshortja është e para në zemrën time deri tani. Ndarja ka ardhur për motive xhelozie. Kam tentuar të kthehem dhe ka refuzuar ajo. Unë po mundohem që të vazhdoj një jetë tjetër, një lidhje tjetër por nuk është aq e tjeshtë, por s’është e thënë që do të dal cift nga ky program. Është njeri i rëndësishme se është mamaja e tre fëmijëve që unë kam”, tha Olti.

Më herët, ai ka treguar se ka dhe një tatuazh me emrin e saj, dhe nuk do e fshijë kurrësesi. Një gjë e tillë, sjell dhe shqetësimin e Linditës, e cila në takimet e fundit ka qenë tejet e afërt me Oltin.

Shtuar 3.06.2021 19:15