Sabiani është shumë hermetik kur vjen puna tek jeta e tij private.
Ai ka rrëfyer disa ditë më parë të gjitha fazat më të rëndësishme të jetës së tij duke filluar që nga emigrimi, humbja e nënës, nxjerrja e albumit të parë dhe lindjen e fëmijëve të tij.
Kështu ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.
Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.
Big Brother e surprizoi dje Sabianin me dy fëmijët e tij ku per herë të parë u bë publik edhe i biri që ishte mjaft i ëmbël dhe i kishte marrë babit tiparin më të veçantë, kaçurrelat bjonde.
Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.