“Jemi nxituar, ndoshta duhej të…”- Olsi Bylyku flet për ndarjen nga Egli Tako: Pyes veten nëse isha vërtet i dashuruar, kam qenë më i dhënë sesa duhet

Mbrëmjen e sotme, Olsi Bylyku, në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3’ ka folur për ish-partneren e tij Egli Tako, duke thënë se mbase kanë nxituar duke u lidhur bashkë dhe s’e kanë njohur veten sa duhet.

Ai shprehet se i ka kërkuar falje se gëzon respekt të madh për të, por shton se vazhdimisht e ka pyetur veten nëse ishte vërtet i dashuruar apo ishte thjesht një afeksion.

Aktori i humorit është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë i dhënë ndaj marrëdhënies së tyre që të ishte sa më perfekte dhe nga ky dedikim i madh ka lënë pas dore shumë gjëra të tjera.

“Ndonjëherë i kam kërkuar dhe falje, i kam thënë që jam nxituar por dhe unë doja të njoh veten. Këtë fushë nuk është se e njohim, se po të jenë dhe prindërit deri diku në këtë fushë ndoshta edhe mund të të japin ndonjë këshillë. Ndërsa unë isha me atë idenë që ‘po kjo është partnerja ime’ ndërkohë që qoftë për mua, qoftë për ish-partneren time që unë gëzoj shumë respekt, ndoshta dhe ne vetë duhet njihnim veten dhe të merrnim një vendim, sepse ndodhi shumë shpejt, ndoshta nga dëshira apo momenti.

Unë sot e kësaj dite them me vete ‘a kam qenë i dashuruar apo s’kam qenë i dashuruar’. Ndoshta ka qenë deri diku afeksion i fortë që unë kam dashur të të jem me këtë, por jo ajo dashuria që… sepse në momentin që unë e shikoja që isha më shumë i dhënë sesa duhet, në kuptimin që po më kalonte koha për gjërat e tjera duke u mundur që marrëdhënia të ishte sa më perfekte”, tha Olsi.


Shtuar 31.01.2024 21:32