Momenti kur një aeroplan i vogël me një motor bën ulje emergjente në një plazh të Long Island është regjistruar nga një kalimtar me celularin e tij.
Videoja është shpërndarë në internet gjatë orëve të fundmi.
Të lidhura
None found
Avioni “Cessna 152” u detyrua të ulej në Cedar Beach rreth orës 19:30 të së mërkurës, 1 maj, pasi piloti raportoi dështimin e motorit.
Në video, avioni mund të shihet duke u zvarritur nëpër rërë dhe duke u ndalur papritur, përpara se të rrokulliset.
Sipas raporteve lokale, piloti 60-vjeçar dhe pasagjeri i tij 59-vjeçar dolën të sigurt.







