Detaji i parë/ Nisin përgatitjet për dasmën e vititn (FOTO)

Muaji i kaluar (prill) ishte një ndër më të bukurit për këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri. Ajo mori propozim për martesë nga partneri i saj Kreshniku, dhe me një ‘Po’ të madhe konfirmoi këtë propozim romantik.

Siç e kemi dëgjuar shpesh nëpër intervista, Dafina ka pranuar se në fund të vitit do të zhvillojë një dasmë madje ka ndarë më shumë detaje rreth ceremonisë teksa është shprehur se do të jetë partneri ai që do të merret më shumë me organizimin e dasmës.

Por deri ku ka shkuar çifti me përgatitjet?

Pak minuta më parë, u zbulua një detaj nga dasma. Dhe kjo u bë me dije nga dhëndri.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Kreshniku ka publikuar një ftesë dasme e cila sipër mban emrin e tij dhe të Daffit.


Shtuar 3.05.2024 16:55