Reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi, prej vitesh kanë qenë shumë të diskutuar në shtypin rozë.
Ndarja e tyre po ashtu bëri bujë të madhe me deklaratat e veprimet ndaj njëri-tjetrit, megjithëse u përfol edhe për disa ribashkime të tyre të mundshme.
“Mendoj që unë kur e kam njohur kam qenë 19-vjeçe. Kam qenë shumë e vogël nuk e kam njohur jetën publike, kur e kam njohur Arkimedin nuk e dija që është i famshëm sepse kur kam pas parë këngën e parë, nuk e kam parë që është i njëjti njëri në videoklip që unë kam në lagje”, shtoi më tej Keisi.
Nga ana tjetër, edhe Stresi në shuma prej intervistave ka theksuar se gëzon një marrëdhënie të mirë me ish-partneren, pavarësisht ndarjes së tyre.