Haziri: Miratimi i ligjit erdhi si rezultat i protestave qytetare

Çlirim Haziri, organizatori i protestave 21-ditore në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, e cilësoi votimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së si fitore të qytetarëve të mbledhur për tri javë në sheshet e Prishtinës.

Të lidhura

None found

Duke iu drejtuar protestuesve pas votimit në Kuvend, ai theksoi se miratimi i ligjit nuk shënon përfundimin e protestës dhe të angazhimit qytetar, por përbën një etapë në kauzën e mbështetur gjatë tri javëve të fundit.

“Fitorja e sonte është e madhe, por ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë të pandalshëm qytetar në mbrojtje të Republikës”, u shpreh Haziri.

Sipas tij, ligji u miratua falë trysnisë së vazhdueshme të qytetarëve dhe jo me vullnetin e politikanëve në Kuvend. “Ky ligj nuk na u fal. Ky ligj nuk kaloi nga dëshira e atyre aty brenda. Ky ligj u fitua këtu jashtë. U fitua nga ju”, deklaroi organizatori.

Haziri kritikoi trajtimin politik të çështjes në ditët para votimit, duke thënë se qytetarët kishin dëshmuar “luhatje” dhe “kalkulime”. Ai shtoi se nuk duhej të ishte dashur një protestë 21-ditore që institucionet të merrnin një vendim të cilin e konsideron detyrim ndaj trashëgimisë së UÇK-së.

Ai u bëri thirrje protestuesve të mos e shohin votimin si përfundim të arritjeve të tyre. “Ky votim sonte nuk është asnjë mrekulli. Ai është thjesht një borxh i vonuar, një detyrim minimal që ky shtet e kishte ndaj atyre që i dhanë jetën”, tha Haziri.

Gjatë pjesës më emocionale të fjalimit, ai përmendi Adem dhe Hamëz Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Fehmi Lladrovcin. Sipas Hazirit, miratimi i ligjit nuk i jep fund përgjegjësisë që protestuesit u kërkojnë institucioneve lidhur me luftën e UÇK-së.

Haziri e lidhi vazhdimin e angazhimit edhe me gjykimet në Hagë të ish-drejtuesve të UÇK-së. “Mendja dhe zemra jonë mbeten atje, në Hagë”, u shpreh ai.

Organizatorët, paralajmëroi Haziri, do të vijojnë punën për sigurimin e fondeve dhe për zbatimin e plotë të ligjit nga institucionet e Kosovës. “Ne do të jemi këtu derisa pafajësia e krerëve tanë të vërtetohet plotësisht”, tha ai, duke shtuar se protestuesit do të vazhdojnë të mblidhen në sheshet e Prishtinës.

Në mbyllje, Haziri falënderoi qytetarët që morën pjesë në protestat 21-ditore dhe e përfundoi fjalimin me thirrjen: “Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!”


Shtuar më 7.10.2026 00:28

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalholiganbetholiganbet girişholiganbet girişholiganbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetKralbetmeritkingdinamobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelermarsbahisGrandpashabetcasinofastjojobet giriş