Shiroka-Pula dhe Hoxha, emrat e propozuar për presidente

Kuvendi i Kosovës po vijon seancën me pikën e dytë të rendit të ditës, që lidhet me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Të lidhura

None found

Arbërie Nagavci, kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, paraqiti Justina Shiroka-Pulën si kandidate për postin e presidentes.

Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, propozoi Eliza Hoxhën për presidente të Kosovës.

Hoxha është kandidatja e dytë e propozuar për këtë post, pas Shiroka-Pulës, emër i paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje.


Shtuar më 7.10.2026 00:05