Inspiruese, Ed Sheeran dhuron 1 mln paund për shkollën ku mësoi

Këngëtari Ed Sheeran, ka dhuruar një 1 milion paund për shkollën ku ai mësoi. 32-vjeçari, i cili ka ndarë hapur dashurinë e tij për pikturën në rrjetet sociale ,ka vendosur që kjo shumë parash të shkojë për nxënësit në shkollën e mesme “Thomas Mills” ku ata do të marrin mësime rreth artit.

Kjo nuk është hera e parë që artisti dhuron një shumë të konsiderueshme parash për këtë shkollë. Më herët, ai ka ofruar mbështetje financiare që nxënësit në këtë shkollë, të marrin mësime në muzikë, teknologji dhe fotografi.

Ndërkohë, sa i përket muzikës artisti është aktualisht duke vijuar me turneun e tij në Azi.

Artisti i njohur do të performojë në disa vende aziatike deri në muajin mars.

Pas koncerteve ai do të kthehet në Britaninë e Madhe, për t’ju bashkuar bashkëshortes dhe vajzave të tij të vogla.


Shtuar 1.02.2024 13:30