Identike/ Kënga e fundit e Ylli Limanit e kopjuar nga artisti ndërkombëtar?

Ylli Limani publikoi ditën e djeshme këngën e tij më të fundit, “Për kon je zbukuru”. Siç ndodh zakonisht me këngët e tij, edhe këtë herë në pak orë mblodhi me mijëra klikime.

Por në rrjet është duke qarkulluar një video, sipas së cilës thuhet se kënga mund të jetë e kopjuar nga ‘The Weekend’ pasi vija melodike e saj përngjan shumë me këngën ‘Blinding Lights’.

Fansave, ku zbulim nuk ka për t’ju pëlqyer aspak, por për një gjë jemi të sigurt, kënga do të vazhdojë të dëgjohet e ridëgjohet. Sakaq presim një koment edhe nga vetë Ylli lidhur me dyshimet për kopjim.