Donald dhe Beatrix kanë patur një konflikt indirekt kohëve të fundit, që nga hyrja e personazhëve të njohur publik në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të darkuar.
Shkak është bërë batuta e Ermal Mamaqit që përmendi ish të dashurën e Donaldit Bora Zemanin, duke thënë se do ta merrte si aktore në sezonin e ri të serialit të tij. Ndërkohë, batuta vijoi nga Salsano Rrapi duke përmendur emrin e Trixës, gjë që shkaktoi të qeshura nga të gjithë të pranishmit.
Këtë gjë, këngëtarja nuk e priti aspak mirë dhe refuzoi të pranonte ftesën për të darkuar me Donaldin në “PRIME”.
Nga ana tjetër, vetë Donaldi është ndjerë i mërzitur lidhur me këtë situatë dhe së fundmi, referuar një sugjerimi të Einxhel për t’i bërë dhuratë Trixës për ditën e të dashuruarëve, ai nuk ka pranuar.
Biseda mes banorëve:
Einxhel: Keni akoma dhe një shans të fundit: Shën Valentinin, mund ta rregulloni.
Beniada: Jo mos mendo Shën Valentinin se nuk na intereson tani, mos lejo kjo situata të prishi këtë javën këtu brenda.
Donaldi: Kjo gjëja të bëhet kaq e madhe dhe unë të bëj diçka për Shën Valentinin?! Unë nuk jam as tip Shën Valentini e para.
Einxhel: Po ndoshta pikërisht që s’je tip Shën Valentini mund të bësh diçka.
Donaldi: Jo, jo, nuk…
Beniada: Jam dakord.