I japin fund inateve? Enca habit rrjetin me gjestin e fundit për Noizyn (FOTO LAJM)

Enca dhe Noizy kanë qenë një nga dyshet më interesante në muzikë të cilët sollën hite që ende dëgjohen edhe sot.

Por diçka ndodhi mes tyre dhe ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ndërsa Enca është shprehur më herët që nuk do bashkëpunone kurrë më me të.

Kujtojmë se në muajin shkurt të vitit 2017, u tha se Noizy e përzuri këngëtares nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

“Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkruajti Noizy në një postim publik në Instagram.

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u prishën.

Së fundmi, me rastin e 5-vjetrorit të këngës “Bow Down” që e ka në bashkëpunim me reperin, Enca ka postuar në InstaStory një sekuencë nga ky projekt, ku ka shkëputur pjesën ku duket dhe Noizy. Madje, ajo e ka etiketuar artistin në video. Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.


Shtuar 15.06.2021 14:20