I dedikoi këngë Jasminës, ish-konkurrenti i “Përputhen” zbulon si i ka punët me Andin (FOTO LAJM)

Shumë konkurrentë të “Për’puthen” i janë futur muzikës dhe më i fundit prej tyre është Alessandro Mehmeti. Në fakt kënga e tij nuk është pakuptim, por është një dedikim për Jasminën e cila bëri bujë me historinë e dashurisë me konkurrentin nga Kosova, Andin.

Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lutur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros.

“Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokaina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten.

“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000! Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kohën Alessandro Mehmeti”, ka shkruar Jasmina pas publikimit të këngës.

Por si i ka marrdhënit Alessandro me Andin pas këtij dedikimi për Jasminën.

Alessandro ka zbuluar në Instagram nëpërmjet një video me ish-konkurrentin se kanë miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Jasmina pak kohë më parë bëri të ditur në rrjetet sociale se I ka dhënë fund marrëdhënies me Andin dhe kjo nuk ka ndodhur aspak në mënyrë miqësore./albeu.com/


Shtuar 24.05.2021 10:22