Gjesti i tregon Amberit arsyen se pse e zgjodhi që të rikthehej

Sot pasdite Amberi dhe Gjesti kanë zhvilluar një diskutim tek Lori Caffe jashtë në oborr, ku i kanë treguar njëri-tjetrit arsyet se pse morën vendimet e tyre në BBV, ku Amber vendosi të largohej dhe Gjesti që ta rikthente sërish me anë të zgjedhjes nga zarfi i ‘valixhes së tundimeve’.

Pjesë nga biseda:

Amber: Ne energjinë të dy e kemi pasur të njëjtë

Gjesti: Nëse do të të krahasoja ty me Vserlon, ai nuk ka anë të mirë nuk e ka treguar kurrë. Vetëm ofendime dhe vetëm i keq. Ti ofendon ndoshta pak por sërish ti ke qenë e preferuar nuk kam çfarë të them. Ti e di vetë, që ke ofenduar nga pak por sërish e ke atë anën e mirë të zemrës, ke energji. Ai e ka të zezë…

Amber: Ti do të thuash që është e dukshme.

Gjesti: Po, ai asgjë nuk ka treguar për veten. Nuk e di as çfarë bën, apo ndonjë shembull që të japë.

Amber: E di ku ka qenë ndryshimi mes teje dhe nesh këtu kur ke ardhur? Ne ishim disa njerëz që këta pothuajse një pjesë e vogël ka qenë në gjumë dhe unë isha ajo…

Gjesti: Ti ke qenë vetë dhe kur ike ti unë mbeta vetëm dhe prandaj të zgjodha ty që të më përkrahësh.

Amber: Po, po. ndoshta ajo sjellja ime ka qenë edhe e mirë edhe e keqe por kur ke ardhur ti në shtëpi që kishte atë energji super të madhe dhe nga mënyra se si ti e sillje lojën, unë e mora më tepër ashtu sepse deri në ato momente askush nuk ka qenë këtu me atë lloj sjellje. Unë mund ta kisha energjinë por unë nuk e bëja dot atë gjë.

Më tej Amber shtoi gjithashtu se:

Gjëja ime ndaj teje nuk ka qenë e sajuar, që unë ta sajoja dhe të thoja ua erdhi ky dhe ma mori komplet vëmendjen dhe hajde po i turrem këtij. Unë me ty kërceva dhe e mora funny gjënë. Agresiviteti ka qenë pjesë e gjumit.


Shtuar 27.02.2025 20:55

Tags: ,