Protesta vijon edhe më 10 shtator, në ditën e saj të 103-të, me qytetarët që kanë zbritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur në kor një sërë sloganesh, mes tyre “Arrestoni Ballukun”, “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama o legen, gjithë Shqipëria të urren”.
Të lidhura
None found
Tubimi po i afrohet godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen edhe fjalime nga aktivistët.
Me flamuj kombëtarë në duar, pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij, të cilën e akuzojnë për korrupsion galopant.
Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e kryeministrit Rama, të cilin e cilësojnë si drejtuesin e kastës politike të korruptuar.
