Aktorja Hilary Duff është bërë nënë për herë të katërt. Ajo ka mirëpritur vajzën Townes Meadow Bair.
36-vjeçarja ka postuar disa imazhe ku shihet e ulur brenda një vaske, duke i dhënë një puthje vajzës së saj.
“Townes Meadow Bair, tani e dimë pse na bëri të prisnim kaq gjatë… Ajo po i përsoste ato faqe! Kam muaj që ëndërroj të të mbaj në krahë dhe 5 ditët e fundit të njohjes me ty, të të vështruarit dhe nuhatjes tënde kanë qenë momente të pastra magjie”, shkruan aktorja.