Ilir Shaqiri u shpall mbrëmjen e djeshme fituesi i “Big Brother VIP” duke marrë çmimin 100 mijë euro.
Kjo fitore u duartokti dhe u prit mirë nga miqtë e tij, por në rrjet nuk munguan as thumbat.
Që me hyrjen e balerinit në këtë reality shoë, me producente Lori Hoxhën, publikut shqiptar iu rikthye në memorie “Dancing With The Stars 4” ku trashëgimtarja e Top Channel mori çmimin e parë të cilën ia dha kryetari i jurisë, pikërisht Ilir Shaqiri, shkruan Albeu.com.
Kjo fitore u diskuta gjerësisht shumë dhe u gjykua nga një pjesë e mirë si e pa merituar për Lorin e cila ishte ne finale përballë Flaka Krelanit e cila vërtetë mahniti me talentin e saj në kërcim.
Prandaj që në fillim, kur publiku mësoi se Iliri ishte një prej banorëve të BBV e “shpallën” fitues duke thënë se Lori Hoxha do t’i kthejë borxhin e 2014-tës.
Njësoj në fakt mendon edhe vetë Flaka Krelani, që me tu shpallur fituesi nuk ka kursyer thumbat në rrjetet sociale.
“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin”, shkruan motra e saj Qeqa dhe Flaka e ka shpërndarë duke e shoqëruar me shkrimin:
“Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte”, duke ironizuar kështu drejtpërdrejt Lori Hoxhën dhe Ilir Shaqirin./albeu.com/