Tahiri: Miratimi i Ligjit për Specialen duhet të shënojë fillimin e një angazhimi të ri

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që në seancën e nesërme ta votojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet. Ai ka nënvizuar se shqyrtimi i këtij ligji nuk duhet të kthehet në përplasje politike.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi, Tahiri ka kërkuar që në leximin e dytë të kontrollohet në mënyrë të detajuar nëse Komisioni për Legjislacion ka lënë jashtë ndonjë çështje. Në rast nevoje, sipas tij, duhet të paraqiten amendamente për përmirësimin e tekstit ligjor.

“Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka apeluar për një trajtim të përgjegjshëm të çështjes, pa e kthyer atë në konkurrencë politike për të përcaktuar se kush duket apo flet më shumë.

Sipas tij, votimi i ligjit nuk duhet të konsiderohet përmbyllje, por hapi i parë i një angazhimi më të gjerë të institucioneve të Kosovës për mbrojtjen e historisë dhe luftës çlirimtare.

“Nesër duhet të jetë një nisje e re”, ka theksuar ai.

Tahiri ka kërkuar që gjatë dy viteve të ardhshme Kosova të dëshmojë seriozitet për procesin gjyqësor në Hagë. Ai ka propozuar ndërtimin e një qasjeje institucionale, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme për ruajtjen e historisë dhe të së vërtetës mbi luftën çlirimtare.

“Nesër nuk duhet të jetë fundi i një debati, por fillimi i një pune më të madhe të shtetit për çlirimtarët”, ka përfunduar Tahiri.


Shtuar më 4.10.2026 18:00

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis