12 shoferë ndalohen për drejtim të pakujdesshëm, nëntë prej tyre pa provim vozitjeje

Policia ka ndaluar 12 drejtues automjetesh gjatë 24 orëve të fundit, në zona të ndryshme të vendit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të paraparë në nenin 297-a të Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të MPB-së, nëntë nga personat e ndaluar kishin drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes. Bëhet fjalë për D.D. (26) nga Shkupi, M.B. (29) nga fshati Cërn Vërv, Shkup, M.P. (18) nga fshati Mërshevci, Shkup, një 15-vjeçar nga fshati Studeniçan, Shkup, N.B. (48) nga Manastiri, A.A. (44) nga Manastiri, I.K. (51) nga fshati Viniçani, Komuna e Gradskos, një 16-vjeçar nga Velesi dhe L.M. (61) nga fshati Stamer, Dellçevë.

B.B. (60) nga fshati Zajas, Kërçovë dhe M.M. (37) nga Velesi janë kapur duke drejtuar automjetet me ndalim aktiv dhe nën ndikimin e alkoolit. Ndërkohë, L.Xh. (48) nga fshati Razllovc, Dellçevë, ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave të dokumentimit, ndaj të gjithë të dyshuarve do të dorëzohen kallëzime penale.

MPB-ja u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit. Gjithashtu, autoritetet rikujtojnë se nuk duhet të drejtohet automjet pa u dhënë provimi i vozitjes, gjatë kohës kur është në fuqi ndalimi për drejtim ose nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion.


Shtuar më 4.10.2026 18:01

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobet girişcasinoroyaljojobetjojobet girişjojobet girişjojobetMadridbet girişMadridbetmadridbet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişholiganbetsekabet girişsekabetbahsegelmarsbahisstarzbetfixbetjojobet girişholiganbetbahsegelmarsbahismarsbahis girişmarsbahis