Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth dy vite më parë.
Ata u ndanë pak muaj pas ceremonisë së dasmës që u realizua në ishujt Maldive.
Dyshja më pas hodhën akuza të mëdha në rrjete sociale kundrejt njëri-tjetrit.
Ata vazhdimisht ‘thumbuan’ me postime, e madje zbuluan edhe shumë gjëra për raportin e tyre, gjë të cilat nuk kanë qenë të njohura më parë për publikun.
E së fundmi, biznesmeni nga Gjilani ka befasuar me një video të ndarë në InstaStory, pasi shihet me Fjollën në një makinë.
Postimit ia ka vënë një ’emoji’ me zemra, ndonëse nuk dihet asgjë më shumë për këtë marrëdhënie.
A janë ribashkuar apo jo, kjo mbetet të shihet ditëve në vazhdim.