Fjolla Morina apo Kim Kardashian? Këngëtarja shfaqet joshëse dhe shton dyshimet për ndarjen (FOTO LAJM)

Lajmi se Fjolla Morina mund t’i këtë dhënë fund martesës më Fisnik Sylën bëri xhiron e rrjetit. Ky lajmi erdhi pasi Albeu.com vuri re se Fjolla dhe Fisniku kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale e madje kishin fshirë çdo foto që kishin bashkë.

Madje Fisniku nuk ndiqte më as vajzën e madhe të Fjolla Morinës, Ledianën me të cilën gëzonte marrëdhënie mjaft të mira.

Gjithashtu Fjolla poston së fundmi në Instagram këtë foto ku përveç ngjasherise së madhe me Kim Kardashian e cila eshte vënë në dukje shpeshhere, ajo shkruan:

“Nje grua e bukur edhe e pavarun eshte rrezik i perjetshem.”

Kujtojmë në një bisedë me ndjekësit, Fisniku i habiti të gjithë. Fisniku është pyetur nëse ka qenë avokati ai që u ka kërkuar të fshinë fotot bashkë dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Ai nuk ka mohuar por është përgjigjur: “Eh, kjo po më pëlqen, ky koment po më pëlqen”, përgjigje kjo e cila ngjallë dyshimet se çifti janë bashkë.

Pavarësisht problemeve aktuale me drejtësinë shqipatare, Fjolla gjeti mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur u martuan në Maldive, ndërkohë që Fjolla ishte në kërkim nga policia.
Gjithashtu avokati i saj, Fisnik Syla, e quajti burgosjen e saj ç’njerëzore.

“Fjolla Morina është arrestu në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njejtes i dihet adresa e banimit, madje e njejta ka edhe nenshtetesi. Fjolla Morina nuk është thirrë paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestu para të gjithë lagjes.Ajo nuk pranoi asnjë urdheresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”, u shpreh avokati i këngëtares gjatë një intervistë.


Shtuar 4.10.2021 13:06