Feston ditëlindjen, partneri i bën dedikimin romantik në shqip Genta Ismajlit (FOTO LAJM)

Genta Ismajli feston sot ditëlindjen dhe mbush 37 vjeç. Urimin e parë dhe më të bukurin e ka marrë nga partneri i saj turk, Usta, i cili ndau në rrjete sociale një foto të këngëtares krahas së cilës ka shkruar fjalët më të ëmbla. “Të dua shumë”, ka shkruar ai në shqip krahas një dedikimi të gjatë.

“Uroj të jesh e lumtur, e shëndetshme në jetën tënde. Shpresoj që ëndrrat të të bëhen realitet, dielli i jetës të të ndriçojë gjithmonë, dashuri, gëzuar ditëlindjen…Për një jetë ku vitet nuk pyesin, rrugët nuk lodhen, miqtë nuk harrojnë, le të jetë kjo ditëlindje fillimi, gëzuar moshën e re…gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Genta ka treguar se është njohur me partnerin e saj gjatë një takimi në restorant. “Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë”.

Shtuar 12.04.2021 10:04