Dita e djeshme, përkoi në dy festa për Agron Llakajn. Aktori i madh i humorit shqiptarë festoi pashkët dhe ditëlindjen e tij të 62.
Patjetër që edhe në këtë festë ditëlindje që e ka gjetu në Korçë nuk mund të mungonin momentet gazmore dhe në një video të postuar prej tij shihet që torta e ditëlindjes mban numra “26”.
Më pas aktori ka publikuar një foto të ëmbël më partneren e tij, mbesën dhe dy nipërit duke falenderuar të gjithë ndjekësit për urimet, që kanë qenë të shumta.
“Te dashur miq! Ne pamundesi tju shkruaj te gjitheve per urimet tuaja ne ditelindjen time…,me lejoni tju shpreh falenderimin dhe mirenjohjen per cdo fjale dhe urim!
Ka shume gjera qe cdo njeri kerkon te arrij ne jete…,por ska arritje me te madhe se sa kur rrethohesh nga nje mal dashurie ,Adea &Teos dhe Brus…,keta jane festa dhe ditelindja e vertet e imja.Dite e bukur !Falemnderit Zot !”, shkruan Agron Llakaj në llogarinë e tij në Instagram./albeu.com/
View this post on Instagram