Fero publikon llogarinë: Më ndihmoni me para

Reperi i njohur, Fero surprizon gjithmonë me vendimet që merr.

Së fundmi, ai ka bërë të ditur se në platformën “GoFundMe” mund të kontribuojnë të gjithë fansat për albumin e tij më të ri i cili duket të ketë kosto marramendëse.

“Goat” pritet të kushtojë plot 200,000 paund britanik, apo njohur ndryshe si 235,000 euro.

Në vetëm 12 orë nga hapja e nismës, ai ka grumbulluar rreth 700 paund, ku mes tjerash, 10 paund i ka dhënë bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.


Shtuar 15.12.2021 14:46

Tags: , ,