Diskutimit të sotëm në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për paratë të hedhura gabimisht nga banka në llogari, nëse do i kthente mbrapsht apo do t’i përdorte, i bashkohet edhe moderatorja Sonila Meço. Me shumë humor, Meço pyet Aldon “kush është kjo bankë njëherë”, teksa më pas i ngarkon “përgjegjësinë” për shkak se në këtë kohë krize, pyetja e moderatorit “është një provokim i ndyrë”.
Përtej shakave, ajo tregon se transferime të tilla bankare kanë ndodhur dhe njerëzit që kanë raportuar, edhe janë shpërblyer.
Sonila Meço: Ka ndodhur në shumë raste që bankat që kanë bërë një hedhje të tillë, ata që kanë raportuar, jo për vlera kaq të mëdha, për vlera më të vogla, i kanë kompensuar madje me dyfishin. Faleminderit që na njoftuat dhe ky është një kompensim që e merr banka.
Aldo: Kjo është reale apo është në ëndrra?
Sonila Meço: Jo, jo është reale, por jo me shuma të tilla. 350 mijë Euro e kisha raportuar tani për të marrë 1 milionë e…
Aldo: Kaq e raportoj dhe unë ka marrë Sonila për shembull.
Në fund të telefonatës, moderatores nuk i “bëhet të largohet” dhe kërkon sërish emrin e bankës. Aldo bie dakord që do t’ia dërgojë me mesazh.