Është bërë një zonjushë e vërtetë, Jul Deda uron të bijën me foton më domethënëse (FOTO LAJM)

Humoristi i njohur shqiptar, Julian Deda jo vetëm që është një aktor mjaft i dashur për publikun, por është edhe një baba mjaft i përkushtuar.

Juli publikon herë pas here për ndjekësit e tij në Instagram fotot të familjes dhe fëmijëve të tij dhe pak minuta më parë ka treguar se vajza e tij ka ditëlindjen.

Urimin Juli e ka bërë edhe më të bukur me foton e realizuar njësoj si të viteve më parë kur Reina ishte bebe, aktori e mbante në krahë dhe bashkëshortja kujdesej për të.

“U rrite zemra jonë. Në fakt u rritëm bashkë. Kur linde ti, për ne nisi gjithçka nga fillimi. Ne ishim të “vegjël” dhe s’dinim si “luhej” roli i prindit, ndërsa ti ishe e vogël dhe s’dije ç’ishte kjo bote. Edhe sot vazhdojmë t’ja mësojme njëri tjetrit këto të dyja. Nuk qenka e lehtë, por nuk paska gje me te bukur. Sado te rritesh, unë kështu do të të mbaj dhe mami kështu do kujdeset per ty. Nuk na shpeton dot zonjushë. Gëzuar ditën e lindjes drita e syve. Gezofsh gjithë jetën. Te duam Reina Mia, te duam shumë. Zoti te bekofte…!, janë këto fjalët e dedikuara vajzës nga Jul Deda./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)


Shtuar 8.05.2021 10:21