Feronikeli ’74 ka triumfuar 1-0 në Drenas përballë Dritës, kampiones në fuqi, duke marrë kështu suksesin e parë të këtij edicioni në Superligë.
Të lidhura
None found
45 minutat e para u zhvilluan në ekuilibër, ndërsa të dyja skuadrat krijuan pak mundësi për të shënuar. Menjëherë pas pushimit, vendasit goditën në kundërsulm dhe arritën të kalojnë në epërsi.
Egert Selmani u bë vendimtar për Niklin në minutën e 47-të, kur shfrytëzoi asistimin e bukur të Gjelbrit Taipit dhe mposhti Faton Malokun.
Skuadra nga Drenasi pati edhe dy raste të mira në fund të takimit, por mbrojtja gjilanase reagoi në kohë dhe shmangu pësimin e golit të dytë.
Jorgo Pëllumbi provoi të ndryshojë rezultatin gjatë kohës shtesë, megjithatë goditja e tij përfundoi mbi kuadrat.
Me këtë fitore, Feronikeli ’74 regjistron suksesin e parë në kampionat. Drita, ndërkohë, pëson humbjen e parë dhe mbetet me 7 pikë pas ndeshjeve të zhvilluara, teksa ende nuk e ka luajtur takimin ndaj Prishtinës.
