Ermal Mamaqi shfaqet krah Arbana Osmanit: Të martën futem në “Big Brother VIP” (FOTO LAJM)

Postimi i fundit i Ermal Mamaqit në Instagram ka habitur ndjekësit. Ai ka publikur një foto krah Arbana Osmanit nga ditëlindja e Bora Zemanit ku lajmëron se të martën do t’i bashkohet banorëve të “Big Brother VIP” si një konkurrent.

“Miq të martën filloj dhe unë rrugëtimin e bukur në shtëpinë më të ndjekur. Uroj të më mbështesni në këtë aventurë. Faleminderit Arbana Osmani”, shkruan aktori.

Foton e ka ripublikuar Arbana Osmani duke vërtetuar se kjo është një shaka e aktorit, por ajo ka shkruar: “Vitin tjetër”./albeu.com/

 


Shtuar 15.01.2022 14:52