Mbesa e Elton Ilirjanit konkurrentja më e re në ‘BBV3’

Teksa loja sa vjen e bëhet me interesante në “Big Brother Vip” dhe mes banorëve ka filluar të ndihet dhe konkurrenca, një tjetër personazh pritet t’i trazojë më tej ujërat e të krijojë ‘rrëmujë’ në shtëpinë më të famshme.

Bëhet fjalë për Renee, një personazh në TikTok që së shpejti do ti bashkohet Big Brotherit. Ajo ka tërhequr vëmendje me deklaratat dhe mendimet moskokëçarëse për tema të ndryshme apo situata.

Ajo njëkohësisht është edhe mbesa e influencuesit të modës, Elton Ilirjanit dhe vajza e aktores dikur shumë të njohur Julia Ilirjani.

Nga sa kemi parë në rrjete sociale, Renee është një vajzë çapkëne që mundohet ta shijojë në maksimumin jetesën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 23.02.2024 14:57