Einxhel Shkira thyen rekordin botëror në “Big Brother VIP”

Ndonëse u bë pjesë e lojë tre javë më vonë, Einxhel spikati që në fillim për karakterin e saj. Në puntatën e kaluar, Einxhel i tregoi Arbanës se kishte bërë të gjitha përllogaritjet dhe kishte dalë në përfundimin që kishte qenë 19 herë e nominuar në këtë format.

Kjo e ka bërë atë konkurrenten e cila është nominuar më shumë në historinë e “Big Brother” në të gjithë botën në këtë format.

Gjatë rrugëtimit të saj, ajo ka dalë 19 herë në nominim duke lënë pas kështu edhe një emër të famshëm të “Big Brother America”, Janelle Pierzina, e cila ka qenë në nominim 12 herë.

Në njërin prej rasteve, ajo u eleminua nga shtëpia por i rifut me biletën e kthimit. Teksa pak javë para finales ajo theu krahun duke u future edhe në operacion por gjithsesi nuk u dorëzua dhe sot është në finale e duke garuar për çmimin e madh.


Shtuar 18.02.2022 15:07