FOTOT/ E ironizoi për Grida Dumën, Sara ia kthen “dhëmbë për dhëmbë” Kozeta Kurtit

Pak ditë më parë, në rrjet bëri bujë deklarata e gazetarit Arian Çani e dhënë në një podcast. Ai ka folur lidhur me moderatorët e emisioneve në vendin tonë, ku ndër të tjera është ndalur edhe në disa komente për Grida Dumën, teksa e quan “vjellje” dhe “debile e nivele të larta”.

Lidhur me këtë pjesë të intervistës, reagoi ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni e cila tha se nuk i meriton këto fjalë, ndërsa shtoi se shoqëria tashmë po i fyen e përul vajzat e gratë edhe publikisht.

Për deklaratën e Sarës, ka reaguar gazetarja Kozeta Kurti, e cila në mënyrë ironike shprehet:

“Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës!”

Sot Sara Gjordeni ka vendosur t’i përgjigjet Kozetës jo me ironi por në mënyrë të drejtpërdrejtë, teksa shprehet e zhgënjyer për mënyrën sesi dikur “idhulli” i saj shprehet kështu për vajzat. Ndër të tjera Sara ka veçuar edhe dy komente të bëra nga dy figura të cilat siç thotë ajo i ka vlerësuar, ndërsa sot mbështesin deklaratën e Kozetës që ul një femër me ironi.

   


Shtuar 24.08.2024 19:14