E çmendur pas Don Xhon, modelja ruse gdhend në trup reperin shqiptar (FOTO LAJM)

Para disa javësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Por siç duket dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe së fundmi ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve boshe”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.


Shtuar 10.05.2021 08:58