I besoi “verbërisht”, Nard Ndoka thumbon Bashën: Qesh e ngjesh

Në zgjedhjet e 25 prillit, Nard Ndoka rezultoi të ishte prej atyre të cilët nuk arritën të siguronin mandatin.

Lidhur me këtë, ai nuk ka kursyer ‘thumbat’  ndaj kryetarit të PD, Lulzim Bashës.

Ndoka ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet në krah të Bashës, teksa të dy shihen duke qeshur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, të cilën e shoqëron edhe me një ‘emoji’.

Më herët, Nard Ndoka deklaroi se i kishte besuar verbërisht Lulzim Bashës, madje e bënte këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Në anën tjetër, janë të shumtë demokratët të cilët kërkojnë dorëheqjen e Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve.


Shtuar 10.05.2021 08:58