“Do të jem në një show”, motra e Sindit do të marrë pjesë në “Përputhen”? (FOTO LAJM)

Konkurrentët e “Përputhen” bënë mjaft bujë gjatë emisionit dhe këtë famë e përkthyen në ndjekësa në rrjetet sociale të cilat po I shfrytëzojnë mjaft mirë për interesat personale.

Por jo vetëm konkurrentët, shumë prej familjarëve të tyre tashmë janë bërë të famshëm në rrjetet sociale. Edhe Sindi, një nga konkurrentet që ka bërë mjaft zhurmë me debate dhe “shpërthime” në ekran, ka prezantuar në Instagram motrën e cila numëron tani 17 mijë ndjekës.

Flavia ka bërë së fundmi një bisedë me ndjekësit në Instagram të cilët menjëherë e kanë pyetur nëse do të jetë pjesë e sezonit të ri në “Përputhen”.

“Jo nuk do doja, s’kam ndonjë arsye. Gjithsesi do të jemi pjesë e një show tjetër shumë shpejt”, është përgjigjur Flavia./albeu.com/

 


Shtuar 1.09.2021 10:32