Deklarata e saj solli reagime të shumta, Einxhel: Nuk jam kundër karrierës së vajzave

Einxhel Shkira ka sqaruar deklaratën e saj pak ditë më parë në “Goca dhe gra” lidhur me vajzat që shtyjnë moshën e mëmësisë.

Ajo u shpreh në “Wake up” se ka qenë gjithmonë pro krijimit të një familje, por jo kundër karrierës!

“Nuk e kam pasur fjalën për ata që nuk duan, nuk kanë partner, apo kanë probleme shëndetësore. Unë gjithmonë kam qenë pro krijimit të familjes. Nëse do ishte paralel me karrierën, do ishte perfekte”, tha Einxhel Shkira.


Shtuar 13.11.2024 13:56