Bernardo Silva kishte shfaqur interes për t’u transferuar te Barcelona gjatë merkatos së verës, por mesfushori portugez përfundoi te rivali i madh i katalanasve, Real Madridi.
Të lidhura
None found
Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, ka sqaruar përse marrëveshja nuk u realizua, pavarësisht dëshirës së futbollistit për të veshur fanellën e klubit nga “Camp Nou”.
Gjatë një interviste të fundit, Deco bëri të ditur se Silva ishte i gatshëm të kalonte te Barça, por karakteristikat e tij nuk përputheshin me profilin që klubi kërkonte për repartin e mesfushës.
“Nuk ishte pozita që po kërkonim. Na erdhi informacioni se ai dëshironte të vinte te Barça, por nuk ndodhi, sepse ne kemi parametrat tanë”.
“Ishte një çështje ekonomike dhe gjithashtu për minutat e lojës. Ai dëshironte të luante, ndërsa unë preferoj lojtarët tanë”, shtoi Deco.
Pavarësisht vendimit për të mos e afruar, Deco shprehu admirim të madh për Bernardo Silvan, të cilin e konsideroi një lojtar të jashtëzakonshëm.
Barcelona zgjodhi t’u qëndronte besnike planeve të saj sportive dhe financiare, edhe pse futbollisti portugez ishte i gatshëm të transferohej në klubin katalanas.
