Aktori i famshëm shqiptar, Viktor Zhusti festoi pak ditë më parë 80 vjetorin e lindjes. Ai ka organizuar për këtë përvjetor një festë mjaft private me miq e të afërm.
Por mes tyre në këtë festë ditëlindje ka qenë edhe partnerja e Zhustit i cili duket se ka bërë vërtet pakt me rininë e përjetshme.
Në këtë darkë aktorin e surprizoi pikërisht e dashura e tij e zemrës, po ashtu një artiste e njohur në Greqi, Margarita Plesti. Ajo kishte udhëtuar (për ta befasuar dhe lumturuar partnerin e saj), direkt nga Athina, shkruan Story.al, ku vazhdon dhe karrierën si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.
Shprehja “Dashuria nuk njeh moshë” është tashmë një klishe, por në rastin e Viktor Zhustit klisheja thyen shumë klishe të realitetit shqiptar.
Çiftit janë parë gjithmonë bashkë, madje Viktor Zhusti është prezantuar dhe kalon kohë me dy vajzat e Margaritës nga martesa e mëparshme.
Si dy artistë të vërtetë, duket se Viktori ka gjetur lumturinë dhe qetësinë tek Margarita e tij. Duket se në Athinë, kryeqyteti i Greqisë ku lindi në 8 dhjetor të vitit 1942, Viktori ka gjetur dashurinë e tij, vite më vonë pas divorcit.