“Çmendet” rrjeti, Iliri dhe Arjola puthen në buzë në “Big Brother VIP” (VIDEO)

Prova e kesaj jave per banoret e shtepise se “Big Brother VIP” ishte qe te imitonin nje pjese prej nje filmi te vjeter shqiptar, te ndare ne grupe nga dy.

Iliri dhe Arjola ishin bashke ne grup dhe duhet te imitonin nje pjese nga filmi i vjeter “Edhe keshtu, edhe ashtu”.

Jo vetëm që kanë pranuar të dy me kënaqësi, Arjola aktore dhe Iliri balerin, por puthja në buzë është shoëeruar me përqafime dhe buzëqeshje vesh më vesh.

Kjo është komentuar jashtë mase në rrjet ku një pjesë e mirë e shohin më shumë se vetëm një puthje per rolin.

Afrimiteti i tyre nuk po komentohet për herë të parë. Iliri ka kërkuar edhe më parë puthje në buzë nga aktorja, por gjitmonë në kuadër të shakasë.

Ka patur dhe raste të tjera që janë hedhur hipoteza për marrëdhënien e Ilirit dhe Arjolës.

Madje një video e mëparshme kur Iliri godet Arjolën në të pasme turbulloi rrjetin, ka qenë edhe rasti kur balerini ka bërë një kërcim “të pisët” për aktoren apo kur kjo e fundit është shprehur se do të donte një burrë si Iliri në vend të ish-bashkëshortit të saj.


Shtuar 7.02.2022 09:31