Çifti më i ri në showbiz, Argjira Spanca dhe Graciano kanë nisur bashkëjetesën (FOTO LAJM)

Balerini i njohur, Graciano Tagani ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Why Not” se po jeton një histori dashurie dhe madje çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën.

“Jam në një bashkëjetesë dhe nuk do ta them emrin, por që jam shumë i lumtur dhe një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht”, tha koreografi i njohur, Graciano.

Edhe pse ai zgjodhi që të mos e bëjë publike emrin e vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, burime për “Panorama” kanë bërë me dije se partnerja e Gracianos është moderatorja nga Kosova Argjira Spanca, me të cilën balerini bashkëpunon prej disa muajsh në programin maratonë të së dieles në Top Channel “E Diell”.

Ata ndajnë të njëjtin vend pune, e me siguri aty kanë lidhur edhe shkëndijat e parë të fillimit të një historie dashurie.

Kujtojmë se para disa muajsh, Argjira preku të pranishmit në “E’diell” dhe publikun nga ekrani me historinë e jetës së saj.

Moderatorja ka kujtuar me mall të atin i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë, teksa ka treguar se ka qenë shumë e lidhur me të.

“Më merrte me vete në mal, dilnim për gjueti, ishim shumë të afërt”- ka thënë moderatorja, e cila u shpreh se megjithëse ai i mungon fizikisht, ajo e ndjen gjithmonë pranë prezencën e tij.

“Kur mendoj ta bëj apo jo diçka, gjithmonë pyes veten si do të donte babi, më duket se më ndjek në çdo hap”.- tregoi Argjira e emocionuar dhe mes lotësh.


Shtuar 10.05.2021 14:27