Reperi Buta ka qenë gjithmonë i rezervuar për sa i përket jetës së tij private. Ndonëse nuk preferon të flasë para publikut për jetën private, ajo që dihet tashmë është se reperi i ka dhënë fund beqarisë prej disa vitesh.
Reperi pati bëri publike se ishte në një lidhje me një vajzë por lajmi se ishin martuar, të cilin e konfirmoi gjatë një interviste pak kohë më parë për televizionin T7, ishte një surprizë për adhuruesit e tij.
Të lidhura
None found
Mirëpo, vetëm tani pas kaq kohësh, ai ka vendosur të ndajë dhe disa foto nga martesa. Krahas imazheve ku shihen të veshur si nuse dhe dhëndër, Buta ka zbuluar dhe identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën. “Partnerja ime në krim”, shkruan ai.
