Deputetja Marjana Koçeku, e lidhur drejtpërdrejt nga protesta kombëtare përpara Kryeministrisë, e cila po zhvillohej në ditën e 49-të të saj, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se e konsideron veten deputete të pavarur dhe se qëndron në mbështetje të protestuesve.
E pyetur nga gazetarja Topjana nëse do të marrë pjesë në protestën e parashikuar për 23 korrik para Parlamentit, Koçeku tha se do ta mbështesë atë. Sipas saj, qytetarët e kanë të drejtën e plotë për të protestuar, ndërsa Parlamenti është një institucion që u takon atyre më shumë se kujtdo tjetër.
Të lidhura
None found
“Jam deputete e pavarur. Siç e kam thënë, unë e mbështes protestën. Besoj është e rëndësishme që të tanë ta dëgjojnë këtë protestë, ka me thënë dhe me fol shumë më shumë sesa mund të flas unë edhe shumë të tjerë, dhe e mbështes dhe do vazhdoj ta mbështes deri në fund. Nuk ka munguar mbështetja.
Unë do ta mbështes protestën më datë 23 korrik. Është e drejta e tyre e qytetarëve dhe parlamenti është një institucion që ju përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër. Kështu që e ka mbështetjen time të plotë”, u shpreh Koçeku.
