Në edicionin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit trajtuan hollësisht gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 dhe finalen e madhe ndërmjet Spanjës e Argjentinës. Episodi është realizuar me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.
Të lidhura
None found
Sipas gazetarit Bardh Maxhuni, niveli i shfaqur nga Kylian Mbappe në këtë Botëror nuk përbën befasi, pasi sulmuesi kishte një ecuri të ngjashme edhe te Real Madridi.
“Me Francën, veçanërisht në Botëror, që nga edicioni i parë ku ka marrë pjesë, ai ka dëshmuar se është lojtar i kësaj gare. Me shumë mundësi, karrierën do ta mbyllë si një futbollist që do të kujtohet dhe që do t’i thyejë të gjitha rekordet në aspektin e nivelit ndërkombëtar, pra me kombëtare”, ka deklaruar Maxhuni.
Ai ka theksuar se e priste një formë të tillë nga Mbappe, duke kujtuar se francezi ka realizuar shumë gola edhe me Realin, ndonëse kjo nuk u shndërrua në trofe në fund.
“E kam pritur që Mbappe do ta ketë një formë të tillë pak a shumë, sepse edhe me Realin nuk është se nuk ka shënuar, ka shënuar shumë gola. Edhe pse kjo nuk është përkthyer në trofe në fund, ne tash po e shohim çdo ditë se futbolli po bëhet gjithnjë e më shumë lojë ekipore. Nuk është më si në kohën e Ronaldos dhe Messit, kur këta të dy mund ta fitonin një trofe”, është shprehur ai.
“Sot nuk është ajo për shkak se po e shohim që edhe ekipet mesatare po dinë të të ndëshkojnë edhe të mposhtin”, ka thënë Maxhuni.
Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.//
