Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe sot për të vijuar qëndresën e tyre, e cila ka arritur në ditën e 49-të. Tubimi nisi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit u zhvendosën para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e tyre.
Pas qëndrimit përpara godinës së qeverisë, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke mbajtur në duar pankarta dhe flamuj.
Të lidhura
None found
Organizatorët i publikuan pak ditë më parë kërkesat kryesore të protestës. Ato përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, si edhe ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
